Sport

Trajneri në lot, humbi nënën me Covid 19

Trajneri i Livornos, Antonio Filipini është parë në lot kur po mbahej një minutë heshtje para ndeshjes me Citadellan, me 46 vjeçarin që ka humbur nënën si pasojë e infektimit me COVID-19. Me futbollin që është rikthyer në Itali shkaku i pezullimit të shkaktuar nga koronavirusi, ekipet treguan respekt për gjithë ata persona që humben jetën.

Ndryshe nuk ndodhi as në Serie B, me lojtarët që u mblodhën tek mesi i fushës, duke mbajtur një minutë heshtje. Kjo ishte veçanërisht emocionuese për trajnerin Filippini, i cili për fat të keq humbi nënën e tij nga kjo sëmundje në muajin prill.

Derisa lojtarët, gjyqtarët dhe të tjerët përkulën kokën për të heshtur, trajneri nuk mund t’u përmbahet lotëve. Italia ka qenë në mesin e vendeve më të prekura nga COVID-19, me mijëra jetë njerëzish të humbura. (Lajmi.net)

Burimi in7.

Më shumë

Artikuj të ngjajshëm

Back to top button
Close
Close
%d bloggers like this: