Sport

De Jong i nervozuar me stafin mjekësor të Barcelonës

Frenkie de Jong nuk do të mund të luajë te Barcelona për dy javët e ardhshme shkaku i lëndimit që ka pësuar në muskulin e këmbës së djathtë. Mesfushori holandez u zëvendësua në fitoren 4-0 të skuadrës katalunase ndaj Mallorcas, pasi ndjente dhimbje të mëdha në këmbë.

Por, gazetari i TV3, Gerard Moreno raporton se De Jong është tejet i nervozuar me stafin mjekësor të Barcelonës shkaku i tretmanit që po i bëjnë. 23-vjeçari thuhet se ka bërë të ditur se nuk po pranon tretmanin e duhur dhe po detyrohet të shkojë në Holandë për trajtim të mëtutjeshëm.

Natyrisht se lëndimi i tij është një humbje e madhe për Quique Setienin që e sheh atë si pjesë kyçe të skemave të tij. Deri më tani në këtë edicion, De Jong ka bërë 27 paraqitje për Barcelonën.

Burimi in7.

Më shumë

Artikuj të ngjajshëm

Back to top button
Close
Close
%d bloggers like this: