Sport

Guardiola jep sinjale pozitive për Juventusin – spanjolli nuk rinovon me Manchester Cityn

Pep Guardiola thuhet se nuk do të rinovojë kontratën me Manchester Cityn, përkundër ndëshkimit të UEFA-s.

Trajneri spanjoll ka marrëveshje me Citizens deri më 30 qershor të vitit 2021, e që atëherë do të jetë trajner i lirë.

Manchester City është ndëshkuar nga UEFA me dy vite mospjesëmarrje në garat evropiane, andaj Guardiola nuk dëshiron të qëndrojë për kaq gjatë jashtë garave.

Kështu, spanjolli do të pres përfundimin e kontratës së tij dhe më pas të marrë drejtimin e një skuadra nga Serie A, që mësohet të jetë Juventusi.

Sipas asaj që raporton BBC Sport, Zonja e Vjetër ka kohë që është në kontakt me ish-strategun e Barcelonës dhe Bayern Munichut, andaj dëshiron që të arrijë marrëveshje sa më parë.

Guardiola në anën tjetër raportohet se është i kënaqur me objektivat e Juventusit dhe ka kërkuar që të përforcohet skuadra deri në ardhjen e tij në Torino. /Telegrafi

Burimi in7.

Më shumë

Artikuj të ngjajshëm

Back to top button
Close
Close
%d bloggers like this: