KosovëLajme

A do të japë dorëheqjen? Ja si përgjigjet Hashim Thaçi (VIDEO)

Gjatë një konference për shtyp, pak ditë pas bërjes publike të akt-akuzave për krime lufte, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, përmendi edhe dorëheqjen nga posti i kreut të shtetit.

Sipas tij, nëse këto akt-akuza konfirmohen, atëherë ai do të largohet nga posti i presidentit e do të përballet me akuzat.

“Nëse aktakuza konfirmohet, unë menjëherë do të jap dorëheqje si President i juaji dhe do të përballem me akuzat’’, tha ai.

Më 24 qershor, dy ditë para takimit Kosovë-Serbi në Washington, ku pjesëmarrës do të ishte edhe vetë Thaçi, Prokuroria Speciale e Hagës publikoi akt-akuzën ndaj presidentit të Kosovës, dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Sipas Prokurorisë Speciale, Thaçi dhe Veseli akuzohen për 100 vrasje të paligjshme.

Madje, ndër të tjera, ata akuzohen se kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe ndryshe kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për t’i bishtnuar drejtësisë.

Aktakuza:

Burimi in7.

Më shumë

Artikuj të ngjajshëm

Back to top button
Close
Close
%d bloggers like this: