BotaLajme

Pasqyra e gjendjes me Kovid-19 në botë

Sipas të dhënave më të reja, në botë ka 10.326.158 person të infektuar me koronavirusin e ri. Prej tyre kanë vdekur 505.956, ndërsa janë shëruar 5.600.574 njerëz.

– Organizata nacionale për shëndet publik e Greqisë kumtoi se janë regjistruar 15 raste të reja me Kovid-19, me çka numri i të infektuarve u rrit në 3.390 persona.

-Në Qipro, nga 1.290 teste të bëra në 24 orët e fundit janë regjistruar dy raste të reja me Kovid-19. Numri i të infektuarve u rrit në 996 persona.

-Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 64 raste të reja me Kovid-19, me çka numri i përgjithshëm u rrit në 2.466. Prej fillimit të pandemisë, betejën me virusin e rrezikshëm e fituan 1.438 persona, e humbën 58, përderisa aktivë ndaj sëmundjes janë 970 persona, prej tyre në mënyrë spitalore o mjekohen 84, 11 prej tyre janë në terapi intensive, përderisa dy prej tyre, një mjek nga Klinika infektive, janë intubuar. Me 371 testet e fundit, në Shqipëri, deri më tani janë bërë 26.663 teste.

-Në Rusi gjatë ditës së kaluar janë regjistruar 6.719 raste me koronavirus, me çka numri i të sëmurëve u rrit në 641.156 prej fillimit të pandemisë. Në periudhën e njejtë vdiqën 93 persona, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes arriti në 9.116. Prej fillimit të pandemisë u shëruan 403.430 pacientë.

-Në Korenë e Jugut janë konfirmuar 42 raste të reja me Kovid-19, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve arriti 12.757. Prej fillimit ë epidemisë vdiqën 282 njerëz.

-Në Bullgari në 24 orët e fundit janë konfirmuar 66 raste të reja me Kovid-19, kumtoi portali nacional për informata për koronavirusin. Gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar 1.034 ekzemplarë. Nga 4.691 raste të konfirmuara me koronavirus në Bullgari, vdiqën 219 njerëz.

-Sipas të dhënave më të reja të Institutit për shëndet publik në Mal të Zi ka 17 persona të rinj të infektuar me koronavirus nga 243 të testuar, ndërsa më së shumti, nëntë, janë në Podgoricë. Janë regjistruar dy raste të vdekjes.

-Në Japoni në 24 orët e fundit janë regjistruar 112 raste të reja me koronavirus, që është rritja më e madhe ditore prej 25 majit kur është hequr gjendja jashtëzakonshme. Në periudhë të njejtë vdiq një person, kumtoi Ministria e Shëndetësisë në vend.

-Kina paraqiti 12 raste të reja me Kovid-19, përderisa ditën e kaluar pati 17. Komisioni shëndetësor nacional kinez kumtoi se pesë raste të reja me Kovid-19 janë të ashtuquajtura infektime të importuara lidhur me udhëtarë nga jashtë. Janë paraqitur shtatë infektime të reja lokale në Pekin. Pekini testoi rreth një të tretën e popullatës, si pjesë e përpjekjeve të autoriteteve të qytetit për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit.

-Në Meksikë janë konfirmuar edhe 4.050 raste me koronavirus, kumtoi Ministria e Shëndetësisë së vendit. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend tani është 216.856. Në 24 orët e fundit vdiqën edhe 267 persona, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes arriti në 26.648.

Burimi in7.

Më shumë

Artikuj të ngjajshëm

Back to top button
Close
Close
%d bloggers like this: