KosovëLajme

Lajm i ‘keq’ për këngëtarët: Mbajta e dasmave këtë vit, vështirë për t’u realizuar

Po mbahen s’po mbahen.

Që nga fillimi i qershorit, po flitet për faktin se a do lejohen apo nuk do lejohen mbajtja e dasmave dhe ahengjeve tjera në ambiente të hapura e të mbyllura, në këtë periudhë pandemie.

Ndonëse javën e kaluar u dha drita e gjelbër për lejimin e mbajtjes së këtyre ahengjeve dhe shumë këngëtarë u gëzuan për këtë pjesë, kryeministri Avdullah Hoti sot dha një lajm tjetër lidhur me këtë çështje, shkruan Syri Kosova.

Ai tha se dasmat mund të mos mbahen.

“Në planin para një jave ka qenë e paraparë për t’u hapur nga data një korrik edhe restorantet për mbajtjen e dasmave. Por, në situatën në të cilin gjendemi tani, kjo gjë është vështirë për t’u realizuar” tha Hoti në konferencë.

Burimi in7.

Më shumë

Artikuj të ngjajshëm

Back to top button
Close
Close
%d bloggers like this: