LajmeShqipëri

Drogë nga Shqipëria në Itali: Kreu i grupit kriminal, shqiptar

Kreu i grupit kriminal që transportonte drogë nga Shqipëria në Itali është shqiptar. Lajmin e konfirmojnë burime për Abc News.

Kujtojmë këtu se gjatë një operacioni të Departamentit të Antimafias Italiane dhe i autoriteteve shqiptare janë vënë në pranga 37 persona në Itali dhe Shqipëri. Nga hetimi, u kapën afërsisht 3.5 ton drogë e llojit marijuane, kokainë dhe hashash, vlera e së cilës është 40 milion euro.

Po ashtu, abcnews.al, mëson se krahas gomones është sekuestruar sekuestruar dhe një sipërfaqe toke, shtatë makina dhe 15 apartamente.

Lexo edhe: Kapet gomonia e fuqishme në Vlorë, 37 të arrestuar për drogë në Itali dhe Shqipëri

Gjatë kontrolleve në Shqipëri në kuadër të këtij operacioni në zonën e Triportit në Vlorë është sekuestrua një gomone me dy motorë të fuqishëm, e cila i përkiste këtij grupi kriminal.

Gomonia është kapur në njërën prej magazinave të grupit. Operacioni vijon në Itali dhe autoritetet italiane janë duke kryer arrestime të reja ndërsa veprimtaria e grupit kriminal ka nisur që në vitin 2015.

Burimi in7.

Më shumë

Artikuj të ngjajshëm

Back to top button
Close
Close
%d bloggers like this: