LajmeShqipëri

Mjeku humb jetën nga Covid/ Sot 4 viktima, regjistrohen 69 raste të reja

Në 24 orët e fundit, vendi regjistroi numrin me te lartë te vdekjeve qe nga fillimi i pandemisë.

Katër persona humbën jetën si pasojë e komplikacioneve te renda qe ju shkaktoi covid 19. Mes tyre është një mjek, Arjan Pushi, i cili është i pari nga bluzat e bardha qe nuk ja doli dot te fitojë betejën e tij personale me virusin. Bashkë me mjekun Pushi, te martën humbi jetën edhe një 44-vjeçare nga Durrësi, dhe dy paciente nga Tirana, një 71-vjeçar dhe një pacient 85-vjeçar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 371 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 69 raste pozitive.

“Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 79 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.

Pavarësisht rasteve ditore të identifikuara pozitivë, lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar në 1459 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.Në vendin tonë aktualisht janë 1014 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës”.

Burimi in7.

Më shumë

Artikuj të ngjajshëm

Back to top button
Close
Close
%d bloggers like this: