LajmeMaqedonia e Veriut

Ziadin Sela ka një dedikim special për mërgimtarët (VIDEO)

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka një dedikim special për mërgimtarët.

Në rrjetin social Facebook ka publikuar një video ku shprehet:

Të dashur bashkëkombas, kudo që jeni!

Kënga që do të dëgjoni është frymëzuar, krijuar dhe realizuar për Ju! Kjo këngë është për të gjithë popujt, për të gjithë ata që janë viktima të pushteteve të mbrapshta, por është veçanërisht për Shqiptarët drama e të cilëve vazhdon të jetë e njëjtë edhe pse jetojmë në epokën më të përparuar të shkencës! Kjo këngë është veçanërisht zëri i Mërgatës e po njësoj zëri ynë që mbetemi këtej… kjo këngë nuk njeh përkatësi partiake sepse kjo këngë i përket çdo shqiptari të ndershëm e të mirë, e më besoni që ashtu janë shqiptarët, të mirë e të ndershëm e fatkeqisht të mashtruar!
Falenderoj Mërgatën Shqiptare dhe Ekipin tim të ngushtë që bënë të mundur këtë Këngë, le të dëgjohet ky testament sepse Tash Është Koha e Bijve Miravjeçarë!

Rroftë populli im!
Rroftë Liria dhe Barazia!

Video:

Burimi in7.

Më shumë

Artikuj të ngjajshëm

Back to top button
Close
Close
%d bloggers like this: