BallinaLajmeMaqedonia e Veriut

Ziadin Sela: Do të jemi faktor që garantojmë misionin euoatlantik të vendit, në partneritet me SHBA dhe BE (VIDEO)

“Aleanca për Shqiptarët do të jetë në partneritet me faktorin ndërkombëtar, sidomos me SHBA”, tha Ziadin Sela gjatë debatit televiziv në emisionin Real Story të gazetarit Sokol Balla.

Sipas Selës, ai personalisht, por edhe koalicioni ASH-AAA pas 15 Korrikut do të jenë premtimi të cilin qytetarët e kanë votuar, prandaj ata nuk do të mbajnë peng vullnetin e qytetarëve për tu përfaqësuar dhe për të realizuar të drejtat e tyre. Sela përsëriti se koalicioni të cilin ai e përfaqëson, do të jetë garantues i procesit të integrimit të vendit në BE dhe duke i ruajtur dhe kultivuar marrëshëniet e mira me vendet e BE dhe SHBA’në, përcjell in7.

“Ne, Koalicioni ASH-AAA do të jemi garant të misionit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut, faktorë të stabilitetit në vend dhe pjesëmarrës edhe në zhvillimet rajonale dhe në partneritet të plotë me Shtetet e Bashkuar të Amerikës dhe me vendet e Bashkimit Evropian”, theksoi mes tjerash Ziadin Sela nga Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Ziadin Sela ripërsëriti qëndrimet e tij se pas zgjedhjeve, duhet të vihet në funksion tryeza e partive shqiptare, e cila sipas tij, është meritore për zgjedhjen e Kryetarit Shqiptar të Parlamentit në zgjedhjet e kaluara./in7.tv

 

Burimi in7.

Më shumë

Artikuj të ngjajshëm

Back to top button
Close
Close
%d bloggers like this: