Tue. Oct 27th, 2020

Pavarësisht situatës së pandemisë, me gjithë thirrjet për të respektuar distancimin social dhe shmangien e grumbullimeve, sidomos në raste festash e hidhërimesh, shpesh kjo nuk është respektuar.

I tillë është edhe rasti i një çifti që jeton në Southall, në Perendim të Londrës, të cilët mblodhën rreth 100 persona për të festuar në dasmën e tyre.

Mediat britanike kanë publikuar pamjet e filmuara nga kamerat e trupit të policisë, të cilët ndërhynë për të ndërprerë dasmën.

Oficerët u lajmëruan nga një telefonatë pas orës 6.30 pasdite të martën për një festë me shumë persona. Kur policët hynë në lokal, panë një grumbull njerëzish që kërcenin e nuk respektonin aspak distancën sociale, të imponuar nga situata e koronavirusit.

Pronari i lokalit rrezikon një gjobë të majme.

Burimi in7.

By