Sat. Dec 5th, 2020

Rajoni i Tetovës ka hyrë në fazën e rrezikut të lartë nga përhapja e virusit korona.

Vetëm një javë më parë, në Tetovë e rrethinë janë regjistruar mbi 200 raste të reja me Covid-19. Sipas Institutit për Shëndet Publik, më të prekur janë personat mbi 60 vjeç, ndërsa në rritje është edhe numri i të infektuarve nga mosha 30-39 vjeç. Sipas drejtores së Institutit, Suzana Subashiç, rritja e rasteve është si pasojë e mos respektimit të masave dhe fshehjes së simptomave.

Kjo tregon mos respektim të masave, transmision i lartë dhe sëmundja po përhapet. Për momentin më tepër kemi kllasterë familjarë, pra përhapje e sëmundjes brenda familjeve. Numri i përgjithshëm i të infektuarve na arrin tanimë 2 000 për tetë muaj. Duhet të mbahen maska edhe jashtë në ambiente ku dyndjet janë të mëdha- deklaroi Suzana Subashiç, IPSH Tetovë.

Nga Shtabi i krizës në kuadër të komunës së Tetovës, thonë se spitali ka kapacitet për pranimin e pacientëve ndërsa rekomandojnë që arsimtarët mësimin në vend se në shkollë ta zhvillojnë nga shtëpia.

Spitali Klinik i Tetovës, është i përgatitur për gjithë ata që kanë simptoma të kovid 19, dhe nuk ka probleme me kapacitetet spitalore për vendosjen e të sëmurëve. Mbetet rekomandimi nga komuna e Tetovës që arsimtarët, ligjëratat e tyre t`i realizojnë nga shtëpitë e tyre online që të mbrohen edhe vetë ata por edhe të punësuarit e tjerë në shkolla- pohoi Snezhana Novakovska Shtabi i Krizës.

Në dy javët e fundit mbi 30% qytetarëve që testohen rezultojnë pozitiv.

Bashkim Sulejmani/Alsat

Burimi in7.

By