Sat. Dec 5th, 2020

Pas 6 vitesh, pritja për nënën e Endri Dumanit ka marrë fund. E përlotur dhe duke u dridhur, nëna e Endri Dumanit ka përqafuar të birin.

Videon prekëse e ka shpërndarë kryeministri në rrjetin social.

Kujtojmë se operacioni për nxjerrjen e Dumanit, një gruaje dhe 3 fëmijëve të saj u zhvillua ditën e djeshme. Fëmijët dhe gruaja u nxorrën nga kampi famëkeq sirian i Al Hawl-it dhe sot mbërritën në atdhe.

Kreu i qeverisë tha përpara mediave se operacioni do të vijojë në shpëtimin e grave dhe fëmijëve të tjerë të mbetur në kamp./Express

Burimi in7.

By