LajmeMaqedonia e Veriut

Portali i Artan Grubit kritikon IRI-n dhe ndërkombëtarët për anketën e fundit

Udhëheqësi i PR-t të kreut të BDI-së, Artan Grubi si duket assesi nuk po mundet të pajtohet me faktin se lideri i tij Ali Ahmeti ka humbur dukshëm reitingun te popullata dhe tani është baraz me Ziadin Selen sipas anketës së fundit të publikuar nga IRI me 2%.

Sot një portal që tanimë është “sekret publik” se i kujt është, del kritikon Institutin IRI për anketën e fundit duke e quajtur si anketë të rreme, por në të njejtën kohë akzojnë edhe faktorin ndërkombëtar që me këtë anketë nuk ia dëshirojnë të miren vendit.

Ky portal mes tjerash hedh dyshime mbi vërtetësinë e saj, duke akuzuar IRI-n se anketa është bërë me pagesë edhe atë direkisht nga Ziadin Sela dhe partia e tij.

Agjecia e lajmeve Zhurnal, ka kontaktuar Institutin IRI e cila publikoi ditë më parë një anketë që sipas ankëtës Ali Ahmeti dhe Ziadin Sela dolën baraz 2%, dhe presin që ky institut të jep sqarime mbi akuzat e portali “Insajer.al” që është e lidhur me profilin në Fejsbuk me “Insajder MK”.

Dëshmia në vijim:
https://insajder.al/anketa-e-iri-t-genjeshter-e-sponzorizuar

Burimi nga Zhurnal.mk

Më shumë

Artikuj të ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close
%d bloggers like this: