Tue. Jan 19th, 2021

Banorët e Karadakut e dijn çka është sakrifica e atdhedashuria, e dijn çka është gjaku i derdhur për liri. E dijn edhe keqperdorimin në kurriz të luftës çlirimtare dhe pasurimin e individeve të caktuar duke shkel mbi gjakun e derdhur.

Ata nuk pranojnë manipulimin e radhes të përallave me tupan për kinse kryeminister shqiptar. Ata duan kthimin e dinjitetit te tyre para se gjithash i cili u nëpërkemb tash e 18 vite. Ata duan ti kthehet krenaria e të qenurit shqiptarë, të lirohen të burgosurit shqiptar ,të zbardhen rastet e montuara politikisht, duan të kenë mundsi për punë, duan investime,fabrika ashtu siç kanë ndodhur në zonat maqedone mbi 100 te tilla, ata duan ujë të pijshem, duan çerdhe e parqe të regulluara per femijë e pleq, duan shkolla me kushte normale sikur e gjith bota qytetruese.

Ata duan kushte normale për jetese e jo peralla. Duan trajtim te posacem për indivalidët e luftes dhe ligj për luftetaret e lirisë ashtu sikur ligji për branitellat. Nuk duan ti nencmohet intelegjenca me përallën e radhes sikur po vazhdojnë tash e 18 vite, nuk e pranojne këtë mashtrim dhe tallje nënçmuese para se gjithash.
Ata i bejnë thirje Artan Grubit e Ali Ahmetit nese dojn talljen ta vazhdojn edhe me tej, ne foton e zbrazur për kryeminister ta vendojn foton e Linda Morines në mes të këtyre dy figurave tallese.
Mjaftë me peralla. Duam dinjitet,drejtesi,punë.

Nga banorët e Karadakut.

By

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *